Ministrat e jashtëm të BE paralajmëruan të hënën për stigmatizimin e evropianëve dhe përpjekjet për të portretizuar virusin COVID-19 si sëmundje të një njeriu të bardhë, duke e bërë të vështirë riatdhesimin e qytetarëve evropianë nga vendet e treta.
“Ministrat e Jashtëm dënojnë përpjekjet për të diskredituar BE-në përmes dezinformimit dhe stigmatizimit të qytetarëve të BE-së në vendet e treta, të lidhura me virusin Corona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell pas një konference video të shefave diplomacia e shteteve anëtare të BE-së.
Ai përmendi një shembull nga Ekuadori, ku kryetari i një qyteti ndaloi uljen e një aeroplani bosh europian me të cilin qytetarët evropianë u duhej të ktheheshin në shtëpi.
Shpjegimi ishte se aeroplani kishte një sëmundje.
“Është stigmatizim,” tha Borrell.
“Virusi nuk njeh kufij kombëtar. Kjo është një kohë për të forcuar multilateralizmin dhe për të punuar së bashku për të adresuar kërcënimin për të gjithë njerëzimin së bashku. Kjo nuk është një kohë për akuza të ndërsjellta,” tha ai.
Ai u bëri thirrje vendeve të Amerikës Latine dhe Azisë Juglindore që të lejojnë aeroplanët evropianë të lejohen të ulën për të gjithë ata qytetarë të BE-së të cilët dëshirojnë të kthehen në shtëpi.
Vlerësohet se aktualisht ka 300,000 qytetarë të BE-së që kërkojnë të kthehen në shtëpi nga vendet e treta, në të cilat ata kanë ngecur pasi janë futur masa kufizuese të udhëtimit për shkak të epidemisë së virusit korona.
Borrell u bëri thirrje linjave ajrore që të ndihmojnë kthimin e qytetarëve evropianë në shtëpi.
“Detyra jonë kryesore është t’i sjellim këta njerëz në shtëpi,” tha Borrell.