Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka votuar dhe kreu i Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është i pajisur me pasaportë shqiptare.
Albin Kurti ftoi qytetarët të respektojnë Atdheun dhe të marrin pjesë masivisht në votime duke bërë zgjedhjen e duhur.
“Dita e zgjedhjeve është e dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave. Dita është e bukur me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë”, tha Kurti pasi hodhi votën në kutinë e votimit.