Policia ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, 51 vjeç, në Shëngjin.
Sipas policisë së Lezhës, ai ndodhej në ambientet e lokalit të tij, kur u ekzekutua në rrethana ende të paqarta.
“Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi Ardian Nikulaj 51 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autorët dyshohet se ishin dy dhe lëviznin me motor.