Disa orë nga ngjarja e rëndë ku dy të rinjtë Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra pas një sherri në qendër të qytetit, policia e Laçit ka identifikuar dy prej autorëve të dyshuar.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim M. GJ dhe V. B.
Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një sherr banal mes viktimave dhe autorëve. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në qendër të qytetit.