Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi rrjetin social Twitter për të folur mbi sulmin ajror që vrau në Irak gjeneralin iranian Qassem Soleimani.
Trump theksoi se ky gjeneral ishte përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve.
“Gjenerali Qassem Soleimani ka vrarë dhe ka plagosur rëndë mijëra amerikanë dhe po planifikonte të vriste të tjerë, por u kap!
Ai ishte përgjegjës direkt dhe indirekt për vdekjen e miliona njerëzve, përfshirë një numër të madh protestuesish të vrarë në Iran. Edhe pse Irani nuk do ta pranojë kurrë, Soleimani urrehej nga populli që në të njëjtën kohë i trembej atij. Iranianët nuk janë aq të dëshpëruar sa duan t’i tregojnë botës udhëheqësit e tyre. Duhet të ishte hequr qafe vite më parë”, lexohet në postimin e Trump.