Bota Turqia: Sulmi amerikan do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin

Turqia: Sulmi amerikan do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka dënuar sulmin ajror amerikan në Irak, që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, shefin e milicisë së Iranit.

Sipas ministrit Mevlut Cavusoglu, ky akt do të “rrisë pasigurinë dhe destabilitetin e rajonit”.

“Ne nënvizojmë paralajmërimin se kthimi i Irakut në zonë konflikti do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin”, lexohet në një komunikatë të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve turke.

Tensionet mes SHBA-së dhe Turqisë ishin në rritje edhe përpara kësaj ngjarjeje. Muajin e kaluar, bisedimet në samitin e NATO-s në Londër për pak sa nuk ngecën pasi pati mosmarrëveshje mbi veprimet ushtarake turke në veri të Sirisë.