Hetuesit janë rikthyer sërish sot në vendin ku u vra me armë zjarri ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.
Prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për të zbuluar vrasjen e Ujkës, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke ecur në qendër të qytetit.
Dy pistat kryesore janë ajo e borxheve dhe konfliktet që mund të këtë pasur ish-deputeti më herët.
Deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen ndërkohë ka dyshime që vrasësit të jenë me pagesë.
Pashko Ujka ishte me bashkëshorten e tij kur u qëllua për vdekje pasditen së hënës në Shkodër. Çifti i bashkëshortëve ishin pranë shtëpisë së tyre, në lagjen “Vasil Shanto”, kur një person ende i paidentifikuar e qëlloi ish-kreun e Komunës Velipojë me armë zjarri nga pas.
64-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë me silenciator. Ujka fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.