Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën tre persona të tjerë.
Duke e cilësuar Elbasanin si një qark shumë problematik, Meta u shpreh se nuk mund të flasë për çështjen derisa të mësojë dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa akuzoi policinë dhe prokurorinë për njëanshmëri.
“Nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit, për arsye se nuk mund të flas pa pasur të qartë dinamikën e ngjarjeve. Duhet që Elbasanin, së bashku me Durrësin mbeten dy nga qarqet më problematike. E dini ju, dosja e Shijakut që na nxiu faqen në gjithë botën se çfarë ishte. Ju e dini që kandidatë të dosjes së Shijakut dhe Dibrës janë kandidatë, një në Vlorë dhe dy në Durrës.
Ajo që është shqetësuese në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore deri tani që janë denoncuar i takojnë qarkut të Elbasanit, është serioze që prokuroria është tërësisht e njëanshme, po kështu edhe shërbimi informative.
Dihet pastaj që policia në Elbasan bëhet palë mes grupeve rivale, por gjithmonë të lidhura me Taulantin. Do ftoja organet ligjzbatuese të shkëpusin çdo lidhje dhe çdo preferencë partiake dhe do mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të ndodhura në vend. Sepse vendi nuk ka nevojë për viktima për arsye politike, por mbi të gjitha nuk ka nevojë për asnjë lloj cënimi të standardeve zgjedhore”, deklaroi Meta.