Bota Vuçiç: Më kanë përgjuar për një vit e gjysmë

Vuçiç: Më kanë përgjuar për një vit e gjysmë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se bisedat e tij janë përgjuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë për “Kurir”, ai është shprehur se e di kush qëndron pas përgjimeve dhe ua ka lënë në dorë autoriteteve kompetente që të hetojnë çështjen.

Vuçiç shtoi se ka prova për pretendimet e tij.

Përgjimi i presidentit të një vendi është një krim i rëndë dhe një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues. Ekspertët thonë për “Kurir” se kjo përbën një grusht shteti dhe nevojitet një hetim i plotë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se po hetohet me intensitet rreth kësaj çështjeje.

“Vuçiç nuk e ka bërë atë deklaratë për marketing politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën, dhe na mbetet ne ta konfirmojmë atë të vërtetë”, tha Vulin për TV Prva, duke shtuar se organet kompetente e informuan presidentin për këtë. Vulin shtoi se nuk mund të japë detaje të hetimeve, por është e sigurt se pas përgjimeve nuk ka qëllime të mira.