Në shtëpinë e Wanda Nara është edhe një tifoz i Juventusit. Natyrisht, ai nuk është Mauro Icardi.
Gruaja dhe menaxherja e ish-kapitenit të Interit, tha për programin e ë Piero Chiambretti se njëri nga fëmijët, që e ka nga marrëdhënia e mëparshme me Maxi Lopex, bën tifo për “Zonjën e Vjetër”: “Unë i edukoj fëmijët me kujdesin dhe përpjekjet që, mbi të gjitha, të transmetojnë personalitetet e tyre. Në familje kam, gjithashtu, një tifoz të Juventusit. E kam fjalën për djalin më të vogël. Më i madhi, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë me Interin, edhe para se të njihesha me Mauro”.
Në lidhje me polemikat e ish-bashkëshortit, Wanda Nara është e qartë: “Nuk mund t’i them një fëmije, që shkon në shkollë në Milano, të mos veshë një fanellë zikaltër, në mënyrë që të mos e bezdisë Lopez. Unë mendoj se Maxi duhet të jetë krenar, që zgjodha një person, i cili i do shumë fëmijët tanë”.
Më në fund, gruaja e Icardit shpjegon se si lindi historia e saj me Icardi, vetëm pasi u shkëput nga lidhja me Maxi Lopez: “Unë u largova nga Maxi, u ktheva në Argjentinë dhe vetëm atëherë fillova ta njoh Mauro. Për mua, gjetja e dikujt si Mauro ishte e rëndësishme. Nuk ishte një vendim vetëm për mua, e zgjodha atë si njeriun e jetës, sepse tashmë i donte shumë fëmijët e mi”.