Extra “All I Want For Christmas Is You”! Kënga e Mariah Carey në...

“All I Want For Christmas Is You”! Kënga e Mariah Carey në krye të klasifikimeve edhe pas 25 vitesh

25 vite pas daljes për herë të parë në treg, “All I Want For Christmas Is You” e të famshmes Mariah Carey, qëndron në krye të klasifikimeve.

“Ia dolëm”, shkruan në llogarinë e saj në Twitter, Carey, duke shprehur entuziazmin që kënga e saj renditet në vendin e parë në klasifikimin e Billboard në Shtetet e Bashkuara.

E kthyer tashmë në fenomen kulturor, me më shumë se 520 milionë shfaqje globale dhe shumë bashkëpunime, “All i Want For Christmas Is You” u dëgjuar 12 milionë herë në Spotify për këtë vit.

Mariah Carey ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si artistja që ka qëndruar më shumë javë në krye të klasifikimeve, kurse kënga e saj na njofton se jemi zyrtarisht në Krishtlindje.