Wanda Nara di si të jetë protagoniste dhe në qendër të vëmendjes në të gjitha drejtimit. Pasi kaloi shumë kohë duke u marrë me çështjen “Icardi” dhe të ardhmen e bashkëshortit të saj, prej pak kohësh është përqendruar tek puna e saj e vërtetë, ajo si fotomodele.
Që pas zhgradimit të Mauro Icardit si kapiten i Interit, Wanda nisi nj fushatë me foto të saj si modele dhe llogaria e saj në Instagram është pasuruar shumë përgjatë këtyre dy muajve me sesione fotosh “hot”.
Së fundi, modelja argjentinase ka postuar një foto ku shfaqet e gjitha siç e ka bërë nëna, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.
“Në parajsë” dhe “Duke punuar” shkroi Wanda përbri fotos që ka ndezur shumë interes tek 5 milionë fansat e saj në Instagram, duke lënë të hapur mundësinë se foto të tjera të kësaj natyre do të vijnë më vonë.