Politika Xhaçka: Procedurat për shkarkimin e Metës mund të mbyllen javën tjetër

Xhaçka: Procedurat për shkarkimin e Metës mund të mbyllen javën tjetër

Nisma e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta nuk kaloi pa u trajtuar në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se nisma ka kaluar në Komisonin e Ligjeve dhe procedura për shkarkimin e tij mund të mbyllet brenda 10 ditësh.

“Sot për sot, kërkesa e deputetëve firmëtarë i ka shkuar Komisionit të Ligjeve. Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e deputetëve paligjshmëritë, antikushtetutshmërinë e veprimeve të presidentit.

Më pas Komisioni e kthen ose i bën kërkesë Parlamentit të votojë shkarkimin e presidentit. E gjitha mund të ndodhë në një javë ose 10 ditë. Nuk ka pse të ketë Komision Hetimor. Mund ta bëjë dhe Komisioni i Ligjeve. Ndoshta do të thërrasë dhe vetë Presidentin, kam përshtypjen të hënën. Më pas Komisioni del me një vendim që ja dërgon Kuvendit. Procedura është më e shpejtë nga sa e parashikuat ju”, u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.