Ka dalë rezultati i KZAZ numër 40 në Tiranë, ku i aplikua votimi elektronik i zgjedhësve. Nga rezultatet ka dalë që, në 32 qendrat e votimit të kësaj njësie, Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave, duke ruajtur pak a shumë trendin e vitit 2017.
Në këtë njësi ka pasur 120 vota të pavlefshme, ndërkohë që numri total i votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje janë 12096.
Nga leximi i votave për secilin subjekt, rezultoi se:
PSD 208 vota
Balli Kombëtar 10 votave
Bindja Demokratike 74 vota
LSI 628 vota
Nisma Thurje 22 vota
PD 4550
PS 6007
Sa i takon kandidatëve të Partisë Socialiste, emri surprizë që ka marrë pothuajse gjysmën e votave është ai i Fatmir Xhafajt, i cili ka marrë 2795 vota nga 6007 vota që ka marrë PS në total.
Votat për kandidatët e tjerë janë pothuajse të papërfillshme, ndërsa bie në sy mbështetja e ulët për shefen e Infektivit Najada Çomo.
Ajo çfarë bie në sy në numrin e votave të marra nga PD, është se kryetari i PD Basha renditet i dyti me 492 vota.
Ndërsa kandidati i PD me më shumë vota në këtë njësi është, Agron Shehaj me 525 vota.
Kandidatë të tjerë që kanë pothuajse të njëjtat vota me kryetarin e PD, janë edhe Ori Nebiaj dhe Dashamir Shehi.