Poeti i mirënjohur Xhevahir Spahiu feston sot përvjetorin e tij të 72-të. Urimet nuk kanë munguar për shkrimtarin që në orët e para të mëngjesit. Ai është një nga zërat më të shquar të poezisë së re, i cili ka njohur edhe frikën e regjimit komunist, pasi ka rënë pre e Sigurimit të Shtetit dhe luftës ideologjike.
Xhevarih Spahiu është nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të parë të çlirimit. Përveçse poet, Spahiu ka punuar edhe si gazetar i gazetës “Zëri i Popullit” që në vitin 1968. Ai ka lindur më 1 mars të 1945-ës në Malind të Skraparit.