Nuk është gjithmonë e lehtë për të zëvendësuar këpucët ose rrobat tuaja të vjetra. Ne tentojmë të përdorim veshjet tona për aq kohë sa të mundemi. Çështja është edhe më e vështirë për të varfërit që duhet të mbajnë të njëjtat gjëra për vite. Varfëria nuk është e lehtë, por për disa, duket se mund të bëhet në modë. Rrobat e sapoblera mezi duken të reja – xhinse të shqyera kanë qenë të njohura për dekada – por disa marka të modës së lartë, si Golden Goose, e kanë çuar këtë ide në një nivel të ri.
Markë luksoze italiane Golden Goose lëshoi koleksionin e ri të atleteve që duken si të bëra pis me një çmim shumë të kripur që shkojnë deri 530 dollarësh. Këpucët, të quajtura “Superstar Taped Sneakers”, reklamohen në faqen e internetit të markës duke shfaqur detaje retro.
Sapo atletet dolën në treg, u ndez një valë kritikash nga publiku të cilët e konsideruan si tallje të varfërisë linjën e re të atleteve nga shtëpia e modës italiane. Megjithatë, kjo është diçka që moda e bën gjatë gjithë kohës dhe Golden Goose nuk është e vetmja që duhet fajësuar.
Pak kohë më parë shtëpia franceze e modës Balenciaga lëshoi një seri të bluzave plastike që shiteshin me pakicë për 848 dollarë. E gjitha filloi kur Calvin Klein lançoi xhinset e para të shqyera. Xhinset e shqyera ishin larg nga moda dhe në atë kohë nuk kishte shenja të zakonshme të përdorimit të tepruar. Me ndikimin e yjeve të rrokut të viteve ’80, xhinset u bënë një artikull i modës. Gjatë viteve, industria e modës ka lançuar koleksione të reja sezonale dhe gjithçka duket se ka ardhur deri në atë pikë ku nuk ka asgjë të re dhe emocionuese për t’u paraqitur klientëve.