Extra Yjet e “Friends”, David Schwimmer dhe Jennifer Aniston nisin romancën

Yjet e “Friends”, David Schwimmer dhe Jennifer Aniston nisin romancën

Yjet e serialit “Friends”, Jennifer Anison dhe David Schwimmer përfliten se kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin. Burime pranë tyre thanë se kimia mes dyshes ekzistonte ende ndaj kishin vendosur të takoheshin jashtë xhirimeve.

“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i të kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata kishin, ishte akoma atje. Ata filluan të flisnin me mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe, vetëm muajin e kaluar, David erdhi nga shtëpia e tij në Neë York drejt Los Angeles për të parë aktoren”, tha një burim pranë tyre.

Burimet shtuan se 52-vjeçarja dhe David, kishin kaluar kohë së bashku në shtëpinë e aktores ku ajo ka gatuar darka mbrëmjeve.

Romanca e parë tek “Friends” ishte ajo mes tyre dhe në ribashkimin e kastit në HBO Max, prezantuesi James Corden tha se “është e pakonceptueshme që të mos ketë patur të paktën një romancë jashtë ekranit të serialit”. Jennifer Aniston dhe David Schwimmer shkëmbejnë një shikim mes tyre dhe David pranon se gjatë sezonit të parë ai e pëlqente vërtet shumë Jennifer.

“Ishte reciproke”, shtoi ajo duke thënë se “e dhanë puthjen e parë vetëm gjatë xhirimeve të serialit” dhe “kanalizuan gjithë dashurinë dhe adhurimin për njëri-tjetrin tek personazhet Ross dhe Rachel”.