Aktualitet Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri, ndërron jetë e moshuara...

Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri, ndërron jetë e moshuara nga Gjirokastra

Është shënuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri. Tatiana Haxhia që javën e shkuar humbi dhe bashkëshortin, nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marrë.

Haxhia ka ndërruar jetë në spital pasi kishte gati 80% djegie në trup. Tatiana Haxhia bëhet kështu viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri.

Javën e shkuar humbi jetën dhe Andrea Haxhia, bashkëshorti i saj. Shtëpia e tyre është shkatërruar gjithashtu nga zjarret që përfshinë fshatin Asim Zenel në Gjirokastër.

Flakët shkatërruan dhe hektarë të tërë me kullota dhe të bimë në disa fshatra në Gjirokastër.