YouTube ka vendosur të kufizojë videot me shkaka të rrezikshme që shfaqet në platformë.
Gjatë vitet e fundit, video të shumta të sfidave në YouTube janë bërë virale. Disa përbëhen nga futja e një kontraceptivi përmes hundës dhe pastaj e nxjerrin atë përmes gojës, duke fërkuar alkoolin në gjoks dhe duke u i vënë zjarri, pastaj duke e shuar.
“YouTube është kanali ku shfaqen shumë video argëtuese dhe sfida njëkohësisht, por duhet të sigurohemi që argëtimi nuk kalon pikën që shkakton dëme dhe rrezik për jetën e njeriut,” kanë thënë pronarët e saj në politikën e kontrollit të përmbajtjes së re.
YouTube do t’i heqë këto botime nga platforma dhe do t’i ndëshkojë autorët e saj me një kufizim 90-ditor për disa nga funksionet e platformës.
“Ne kemi përditësuar udhëzimet e jashtme për ta bërë të qartë se ne ndalojmë sfidat që paraqesin rrezik për njerëzit që i shohin ato. Këto video mund të bëjnë që fëmijët të përjetojnë shqetësime të rënda emocionale dhe jo vetëm”.
Nëse politikat shkelen deri në tre herë, llogaria e përdoruesit që ka ngarkuar videon do të fshihet. Kompania iu ka dhënë autorëve që kanë ngarkuar video të tilla, dy muaj kohë për t’i fshirë këto përmbajtje, nëse nuk fshihen brenda kësaj periudhe, çdo video që shkel këto udhëzime do të fshihet.
YouTube sqaron më tej se sfidat si “Tide Pot” ose “Sfida e Zjarrit”, të cilat mund të shkaktojnë efekte negative tek shikuesit dhe në disa kanë shkaktuar vdekje, nuk kanë vend në YouTube”.
Gjithashtu thuhet se do ndalohet publikimi i videove që shtynë njerëzit të mendojnë se janë në rrezik – siç mund të jenë grabitjet e rreme apo të shtënat nga makina.