Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për President të vendit në zgjedhjet e marsit.
Tymoshenko, e cila ka qeverisur Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.
Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Europë dhe një nga më të korruptuarit në botë.
Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para Presidentit aktual, Petro Poroshenko.
Yulia Tymoshenko kandidoi për Presidente edhe në vitin 2010, mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviç, i cili e la postin pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me Perëndimin.
Kur Janukoviç ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me 7 vjet burg për korrupsion.