Aktualitet Zbardhet skema: Si iu bë atentat bosit shqiptar të kokainës në Ekuador...

Zbardhet skema: Si iu bë atentat bosit shqiptar të kokainës në Ekuador (VIDEO)

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin një shqiptar me armë zjarri në Ekuador, në Amerikën Latine.

Ngjarja e cila dyshohet se ka lidhje me trafikun e kokainës, ka ndodhur pasditen e 7 nëntorit 2017, në rrugët Tungurahua dhe Primero de Mayo, në qendër të qytetit Guayaquil.

Atentati u njoftua të mërkurën nga Germán Cevallos, kreu i Zyrës Kombëtare për krime kundër jetës, vdekjet e dhunshme, zhdukje, grabitje dhe rrëmbim (Dinased) në zonën 8.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 17:00 duke alarmuar banorët e zonës.

Mediat vendase kanë zbardhur skemës e ngjarjes, dhe kanë publikuar dëshmi të personave të pranishëm në vendngjarje.

Në artikujt e publikuar mbi ngjarjen, thuhet se shqiptari ishte i shoqëruar me një femër gjatë atentatit.

Ata po udhëtonin me një makinë të blinduar në rrugët e Guayaquil-it, por gruaja që ishte me të uli xhamin për të pirë një cigare.

Atentatori, i cili me sa duket në ndjekje të shqiptarit, ka shfrytëzuar këtë moment për të qëlluar mbi objektivin. Ai futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa herë shqiptarin.

Shefi i policisë së qytetit German Cevallos thotë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

“Një femër që udhëtonte me viktimën uli xhamin e mjetit të blinduar për të pirë një cigare. Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimën me një motor, futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimën”, tha Cevallos.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një prishje pazari prej miliona dollarësh në trafikun e kokainës.

Tregtarë të zonës shprehen të shqetësuar pas ngjarjes, pasi frika për sigurinë në qytet është rritur.

Një prej tyre thotë se ka parë persona të armatosur në zonë.

Ndërsa një tjetër thotë se i armatosuri mund të kishte rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë.

Mësohet se mjeti me të cilin lëvizte objektivi i atentatit ishte i blinduar.

Shqiptari kishte marrë edhe shtetësinë ekuadoriane, dhe ka jetuar në vend për tetë vjet.

“Objektivi i atentatit udhëtonte me një mjet të blinduar, çka tregon se ai ndihej i kërcënuar. Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj”,tha Cevallos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare (Ilir Hidri) u vra duke ecur në Rrugën 36 dhe Ch, në periferi të Guayaquil, nga dy individë që e qëlluan atë nga një motor.

Në një incident tjetër, policia njoftoi kapjen e Xavier S., 22 vjeç, i cili akuzohet si përgjegjës për tre vrasje.

Dy prej tyre ndodhën në shtator 2017, në famullinë urbane Pascuales.