Një kometë aliene është zbuluar 63 vite dritë larg nga Toka.
Imazhi i saj u kap nga teleskopi hapësinor ”Tess”, që identifikoi një kometë pranë yllit Beta Pictoris, në konstelacionin e Piktorit”, sipas studiuesve të udhëhequr nga astrofizikani Sebastian Zieba, nga universiteti austriak i Insbrukut.
Zbulimi mund të ndihmojë për të kuptuar rolin e kometave në fazat e hershme të jetës së një sistemi planetar dhe për të hedhur dritë mbi epokën në të cilën sistemi diellor ishte shumë i ri.
”Rezultati vjen pothuajse një vit pas nisjes së teleskopit ‘Tess’, që u lëshua më 18 prill 2018 dhe që premton shumë”, tha një nga autorët e studimit, astrofizikani Grant Kennedy, i Universitetit Britanik të Warwick.