Arkeologët meksikanë raportojnë se kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm kohët e fundit që i përket periudhës antike të fiseve Maja.
Një pallat i humbur i këtyre fiseve antike, që mendohet se është ndërtuar 1000 vjet më parë, u zbulua shumë pranë qytetit turistik të Kankunit.
Struktura me një sipërfaqe mbi 600 m2 dhe lartësi 6 metra mendohet të jetë përdorur nga “elitat” e fiseve maja.
Fiset Majat kontrolluan zona të mëdha në Amerikën Qendrore, duke krijuar një perandori që zgjati për shumë kohë përpara mbërritjet së pushtuesve spanjollë.