Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar sekretin pse disa njerëz janë të dobët, ndërsa arsyen pse disa të tjerë shtojnë kilogramë. Sipas studimeve të fundit është zbuluar se gjenet kanë pjesën kontribuese kur vjen puna tek kilet e tepërta, dhe këtu nuk funksionon teoria që disa njerëz të cilët e konsiderojnë veten me fat, për shkak se pavarësisht sa hanë nuk shtojnë kilogram.
Studimi është publikuar në revistën PLOS Genetics. Gjatë dekadave të fundit, studiuesit kanë zbuluar qindra ndryshime gjenetike që kontribuojnë në mbipeshën e njerëzve, por deri më tani nuk ka pas fokus mbi gjenet e njerëzve të cilët janë të dobët. Në këtë studim shkencëtarët krahasuan mostrat e ADN-së nga 1,600 njerëz të dobët në Britani të Madhe , 200 njerëz mbipeshë, dhe 10400 njerëz me peshë normale.
Gjatë studimit u pa dhe stili i jetesës si dhe mënyra e të ushqyerjes, nga kjo shkencëtarët zbuluan se grupi i njerëzve mbipeshë kishin një grup gjenesh të lidhura me mbipeshën. Ndërkohë që grupi i njerëzve të dobët jo vetëm që kishin më pak gjene të lidhura me obezitetin por gjithashtu kishin edhe ndryshime gjenetike që lidhen me probleme shëndetësore. Udhëheqësi i këtij studimi Prof Sadaf Farooqi, nga Universiteti i Kembrixhit u bën thirrje njerëzve që të jenë më pak gjykues ndaj personave mbipeshë.
“Ky hulumtim tregon gjithashtu se njerëzit që janë më të dobët për shkak se ata kanë një barrë më të ulët të gjeneve që çon në mbipeshë.” Është e lehtë të nxitosh drejt gjykimit dhe të kritikosh njerëzit për peshën e tyre, por shkenca tregon se gjërat janë shumë më komplekse.
“Ne kemi shumë më pak kontroll mbi peshën tonë sesa mund të mendohet.” Shkencëtarët thonë se hapi tjetër është identifikimi i gjeneve të sakta që çojnë në mbipeshë.
Duke komentuar mbi këtë hulumtim, profesor Tom Sanders dhe këshillues distik në King’s College në Londër, tha: “Ky është një studim i rëndësishëm që konfirmon se obeziteti i parakohshëm është shpesh i përcaktuar gjenetikisht dhe tregon bindshëm se ata që janë më të dobët janë të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Profesor Tim Spector, gjithashtu nga Universiteti King’s në Londër, tha se një e treta e njerëzve në shumicën e vendeve arritën të mbeten të dobët pavarësisht kësaj.
“Disa nga këto janë në gjene, por faktorë të tjerë si ndryshimet individuale në stilin e jetesës ose mikrobet e zorrëve ka të ngjarë të jetë gjithashtu përgjegjës”, tha ai.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se çfarëdo formë apo përbërje gjenetike, këshillat e vjetra të një niveli të shëndetshëm, ushtrime dhe diete të mirë ende qëndrojnë.