Kuriozitete Zbulohet varri i Kleopatrës

Zbulohet varri i Kleopatrës

Në foto, filmi Kleopatra, rol i interpretuar nga e paharrueshmja Liz Taylor

Arkeologjia duket se ka hedhur dritë mbi një mit. Pas kërkimesh dhjetëra vjeçare, zbuluesit kanë gjetur varrin e Kleopatrës, mbretëreshës së fundit të Egjiptit.

Bëhet fjalë për një zonë të vogël në një mjedis shkëmbor, në hijen e rrënojave madhështore të tempullit Taposiris Magna, rreth 30 kilometra larg Aleksandrisë.

Gjithsesi, koordinatat e sakta po mbahen ende sekrete nga Zahi Hawass, egjiptologu më i famshëm në botë, i cili thotë se është i bindur që ia ka dalë të zbulojë vendin e saktë të varrosjes së një nga ikonave të Egjiptit të lashtë, që jetoi nga vitet 69 deri në vitin 30 para Krishtit.

“Jam shumë afër. Mendoj se vërtet e kam individualizuar. Jam në rrugë të mbarë dhe kam shpresa të mëdha se do ta gjej shumë shpejt”.

Me zbulimin e varrit të Kleopatrës mund të dalin në dritë edhe mbetje nga dashuria e saj e madhe tragjike dhe e fundit: Mark Antoni. Arkeologu i famshëm thotë se faza e gërmimeve është ndërprerë për momentin, pasi dhomat e varrit gjigand janë përmbytur nga uji dhe vetëm me largimin e tij mund shkohet më tej.

Sipas tij gjetja e mumies së Kleopatrës që mund të konsiderohet edhe si “zbulimi i shekullit”. Kjo do mund të jepte shpresë edhe për eshtrat e Mark Antonit, pasi mendohet se ata u varrosën së bashku, si simbol i sakrificës dhe dashurisë.