Një histori e pazakontë ndershmërie ka ndodhur në vitin 1836 në Britani. Një punonjës i kanalizimesh zbuloi hyrjen sekrete në Bankën e Anglisë, ku fshihej ari i shtetit.
Ai u habit nga zbulimi por pavarësisht kësaj nuk u josh që të vidhte. Punonjësi iu shkroi në letër anonime drejtuesve të Bankës, duke iu thënë se i priste të takoheshin në dhomën e thesarit.
Pas shumë debateve, drejtorët vendosën të takoheshin me presonin që thoshte se kishte akses të futej në zonën e ndaluar. Në momentet që ata po prisnin, dëgjuan një zhurmë nga dyshemeja. Pas disa sekondash vunë re një person që po futej brenda. Ishte një punonjës i kanalizimeve, i cili rastësisht kishte gjetur një tub që kalonte poshtë dyshemesë së kasafortave dhe që lejonte hyrjen në të.
U zbulua se punonjësi nuk kishte vjedhur gjë nga thesari dhe për ndershmërinë e tij ai u shpërblye. Pas kësaj u morën masa për forcimin e sigurisë së Bankës së Britanisë.