Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zelandën e Re, ku dy xhami të qytetit Christchurch kanë qenë nën shënjestrën e një sulmi të dyshuar terrorist.
Disa të shtëna janë dëgjuar duke shkaktuar vdekje dhe plagosje të shumta. Burime për mediat e huaja raportojnë se numri i të vdekurve ka arritur në 40, ndërsa të plagosur janë shumë të tjerë.
Tre burra dhe një grua janë në paraburgim, tha komisari i policisë, Mike Bush, por paralajmëroi se shumë të dyshuar mund të jenë të lirë.
Kryeministri i Australisë Scott Morrison tha se një nga të arrestuarit ishte një qytetar australian.
Ai e përshkroi sulmuesin e dyshuar si një “terrorist të dhunshëm ekstremist të krahut të djathtë”.
Dëshmitarët thanë se po vraponin për të shpëtuar jetën e tyre kur panë njerëzit jashtë xhamisë së Al Noorit.
Ndërsa kryeministri i Zelandës së Re, Jacnda Ardern e përshkroi këtë si një nga “ditët më të errëta” të vendit.