Kryesore Zëri i Amerikës: Ja për kë po vjen FBI në Shqipëri!

Zëri i Amerikës: Ja për kë po vjen FBI në Shqipëri!

Zëri i Amerikës ka komentuar sot zhvillimet më të fundit në Shqipëri, lidhur me krijimin e një Task Force kundër organizatave dhe grupeve kriminale, një strukturë e posaçme e cila do të ketë mbështetjen edhe të ekspertëve të huaj, të FBI-së amerikane, e të njësive antikrim të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së madhe.

Në shtjellimin që i jep ardhjes së strukturave të huaja që luftojnë krimin në Shqipëri, Zëri i Amerikës ndër arsyet jep faktin se “të paktën 40 përqind e grupeve shqiptare rezultojnë të kenë lidhje me organizata kriminale jashtë vendit.

Kjo është dhe një nga arsyet pse në këtë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar do të ketë dhe një njësi të posaçme me ekspertë ndërkombëtarë, nga FBI-ja amerikane, dhe strukturat e antikrimit të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë”.