Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar sot në selinë blu. Mësohet se Demian Smith ka zhvilluar një takim 60 minutësh me kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi vjen në një kohë kur kërkohet largimi i Bashës nga Grupi i Rithemelimit. Edhe për zëvendës ambasadorin e SHBA dera kryesore ka qenë e mbyllur dhe ai ka hyrë nga dera anësore.
Demian Smith dhe shoqëruesit e tij kanë hyrë nga dera anësore.
Smith si kur hyri në takim dhe kur doli prej tij nuk pra preferuar që të flasë për mediat. Po ashtu as nga selia blu nuk ka ende një reagim.