Politika Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron 11 parti

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron 11 parti

Beteja e 4 gushtit për bashkinë Himarë do të bëhet mes 11 partive politike. Komisioni Qendror Zgjedhjeve miratoi këtë të martë listën e partive që do të garojnë për Himarën, ku mes forcave politike është edhe Partia Demokratike.

Tashmë që lufta e brendshme ka përfunduar dhe është zbardhur dhe vendimi i Gjykatës së Apelit, PD u regjistrua me kryetar Sali Berishën.

Një ditë më parë, demokratët dorëzuan vërtetimin nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku rezulton se tashmë Berisha është kryetar i PD.

Tashmë forcat politike pritet të dorëzojnë në KQZ dhe koalicionet parazgjedhore për garën e 4 gushtit.