Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e brendshme në muajin shtator, duke filluar me organizatat, për t’u mbyllur me zgjedhjet për kryetarin në Kongresin që do të organizohet në janar të 2020-ës.
Kjo periudhë u konfirmua sot në Asamblenë e PS-së nga vetë kryetari Edi Rama.
“PS do të hyjë në zgjedhjet e brendshme nga shtatori në çdo organizatë dhe deri në janar në Kongres. unë dua të ndaj me ju bindjen se objektivi ynë për këto zgjedhje të brendshme duhet të jetë realizimi i një procesi më të thellë të komunikimit dhe hapjes së PS”, u shpreh Rama.