Kryesore 40 minuta me vonesë, Rama: Ndjesë, kisha një bisedë të gjatë me...

40 minuta me vonesë, Rama: Ndjesë, kisha një bisedë të gjatë me presidentin francez

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Këtë fakt Rama e ka pohuar në nisjes të mbledhjes, ku i ka kërkuar ndjesë socialistëve për vonesën që nisjen e Asamblesë Kombëtare, por sipas tij kjo për shkak të bisedës me kreun e shtetit francez.

“Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës.

Sot jemi mbledhur për një moment që mbyll vitin politik dhe qe në të njëjtën kohe për ne është i nevojshëm në funksion të vitit të ri politik“, deklaroi kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS.