Një plan gjenial për të shmangur boritë e zhurmshme në rrugët e qytetit. Ideja i ka lindur policisë rrugore në Mumbai të Indisë, duke i bërë shoferët të presin edhe më gjatë në trafik duke vonuar dritën jeshile nëse i bien borisë.
Testimet janë realizuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, ku një sistem modern lidhte decibelët e zhurmës së nxjerrë nga boritë e makinave me semaforët në kryqëzime. Nëse regjistruesi do të tregonte mbi 85 decibel drita do të vazhdojë të qëndrojë e kuqe.
Një zëdhënës i policisë, Pranay Ashok, tha për CNN se eksperimenti u zhvillua në disa prej kryqëzimeve më të rëndësishme të qytetit për 15 minuta në ditë. Ai shtoi se testime të tjera do të kryhen edhe në 10 pika të tjera muajin e ardhshëm, me shpresën që kjo nismë të lehtësojë sistemin e menaxhimit të trafikut.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, policia e përshkruan Mumbain si kryeqytetin botëror të borive të makinave, ndërsa sipas Indeksit të Trafikut të aplikacionit TomTom, qyteti u rendit i katërti në botë për trafik të rënduar në vitin 2019, pasi shoferët kishin kaluar 17 orë të bllokuar në trafik.
Horn not okay, please!
Find out how the @MumbaiPolice hit the mute button on #Mumbai’s reckless honkers. #HonkResponsibly pic.twitter.com/BAGL4iXiPH— Mumbai Police (@MumbaiPolice) January 31, 2020