Bota Videoja që ka thyer zemrat: Lamtumira e çiftit të moshuar me koronavirus

Videoja që ka thyer zemrat: Lamtumira e çiftit të moshuar me koronavirus

Një pamje e një çifti të moshuarish të infektuar nga koronavirusi që rrinë pranë e pranë në dy shtretër spitali me fytyrat e tyre të mbuluara me maskë, është bërë virale në rrjetet sociale.

“Një çift pacientësh të moshuar të infektuar nga koronavirusi duke i thënë njëri-tjetrit lamtumirë në spital…Kjo mund të jetë koha e tyre e fundit”, thuhet në një postim që është parë nga më shumë se 675,000 njerëz deri më tani.

Por pati dhe nga ata që iu uruan atyre vijimin e jetës.

“Më theu zemrën time, shpresoj që ata të mbijetojnë”, “Shpresoj që ata të shërohen”, “Faleminderit Zotit që të paktën janë së bashku”, “Kjo është aq e trishtueshme. Shpresoj se do të shërohen”, “Kjo më bëri të qaj“, ishin disa nga komentet.