Aktualitet Zhvati 2 milionë euro, dënohet me 10 vite burg dentistja Olesia Duka

Zhvati 2 milionë euro, dënohet me 10 vite burg dentistja Olesia Duka

Dentistja Olesia Duka është shpallur fajtore nga Gjykata e Durrësit ditën e sotme.

38-vjeçarja është dënuar me 15 vite burg, pasi është gjetur fajtore se ka mashtruar 12 biznesmenë duke përfituar prej tyre shuma të mëdha parash.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Duka pritet të kalojë 10 vite në qeli.

Duka, akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar rreth 2 milionë euro nga biznesmenë të ndryshëm.

Më konkretisht bëhet fjalë për pronarin e pikës së këmbimit valutor në Durrës, Idlir Hoxha, të cilit i mori 900 mijë euro dhe dhjetë të tjerë.

Krahas tij biznesmenët e mashtruar janë Ilir Doçi, Rezart Shtini, Viktor Hoxha, Mirjana Likaj, Myrteza Meshi, Gerta Lumi, Adem Selmani, Besnik Daci, Geni Lule dhe Edlira Shtini.

Rezulton se Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash të cilat mendohen rreth 2 milionë euro, duke iu thënë se kishte disa klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura. Por pasi merrte paratë ajo nuk i kthente më.

Në shkurt të këtij viti asaj iu vendosën në sekuestro preventive katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë.