Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Aurela ka humbur babain.
Lajmin e ndarjes nga jeta të të atit të saj Xhafer Isufi e ka bërë me dije vetë Aurela Basha në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i Aurela Basha në rrjetet sociale
Lajmërim!
Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.
Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.
Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme datë 20 Janar, deri nesër paradite.
Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.
Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.
Me mirënjohje dhe respekt,
Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj