Aktualitet Vdekja e fëmijës 3-vjeçar në spitalin e Elbasanit, procedohet mjeku

Vdekja e fëmijës 3-vjeçar në spitalin e Elbasanit, procedohet mjeku

Një mjek i spitalit të Elbasanit është proceduar penalisht, lidhur me vdekjen e një fëmije 3-vjeçar i cili shkoi i sëmurë.

Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se është proceduar mjeku me iniciale G.A., 47-vjeç dhe akuzohet se ka neglizhuar trajtimin mjekësor për fëmijën.

Tashmë po hetohet nëse mjeku ka neglizhuar trajtimin mjekësor apo vdekja ka ardhur nga shkaqe të tjera.