Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka dalë në një konferencë për shtyp këtë të shtunë dhe ndër të tjera ka folur mbi disa lojtarë francezë. Ai ka treguar se i pëlqejnë aftësitë e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.
“Unë e pëlqej shumë Pogban dhe kjo nuk është diçka e re, pasi e njoh personalisht,” -tha ai përpara ndeshjes kundër Huesca, që luhet të dielën.
“Ai është ndryshe dhe kontribuon në gjëra që pak veta mund ti bëjnë, pasi ai di se si të sulmojë dhe të mbrojë. Megjithatë, ai nuk është lojtari im por i Manchester United dhe duhet ta respektojmë këtë gjë.”
“Ai gjithmonë ka thënë se e ka pëlqyer Real Madridin, por veçanërisht Real Madridin, më shumë se Zidane.”
Zidane gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me çmimet e larta në tregun e transferimeve të lojtarëve, pasi u pyet për Kylian Mbappe.
“Ne nuk mund të themi se sa vlerë ka Mbappe, pasi kjo është diçka që përcaktohet dhe vlerësohet nga klubet,” -vazhdoi ai.
“Kur unë arrita te Real Madridi kostoja e transferimit tim ishte 70 milionë euro dhe ishte e çmendur dhe tani shikoni se ku po shkojmë.”
Thuhet se Raphael Varane ka informuar Real Madridin mbi synimin e tij për t’u larguar nga klubi këtë verë, por trajneri i tij deklaroi se mbrojtësi 25-vjeçar është i dhënë pas ekipit dhe s’mund të largohet.
“Njerëzit mund të kenë mendimin e tyre dhe të shkruajnë çfarë të duan”, -tha ai.
“Ai ka shpenzuar tetë vite këtu dhe ka qenë i shkëlqyer deri më tani. Unë shoh se ai është i lumtur dhe i përkushtuar në klub, dhe nuk ngjan fare me atë që është përfolur kohët e fundit.