Një lokal pranë Bashkisë së Tiranës është përfshirë nga një zjarr që ka krijuar panik në qendër të kryeqytetit pasditen e sotme.
Lokali ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Bashkisë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe shërbimi zjarrfikës.
Tymi i shkaktuar nga flakët e zjarrit ka mbuluar qendrën e Tiranës, ndërsa policia ka larguar me shpejtësi klientët që ndodheshin në lokal për të shmangur asfiksinë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga dy bombola. Me shuarjen e flakëve pritet të sqarohen dhe shkaqet e tij, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.