Kryesore “Jemi në aeroport”, ja si kalonin njerëz me pasaportat e BE

“Jemi në aeroport”, ja si kalonin njerëz me pasaportat e BE

Disa ditë më parë u finalizua operacioni “Rruga e Gabuar”, ku policia arrestoi mbi 30 persona, të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore drejt BE-së, SHBA dhe Anglisë, por edhe për falsifikim të pasaportave të vendeve evropiane.

Sot të tjera detaje nga dosja hetimore e këtij grupi kanë dalë në dritë, duke zbuluar se burra e gra futeshin në BE dhe Britaninë e Madhe, si shoferë dublantë kamioni të pajisur me letra greke, ndërsa në dhjetëra raste realizoheshin edhe fshirje të ekspulsit në pasaporta.

Në një pjesë të dosjes hetimore që ka pulbikuar “Panorama” rezulton se koka e grupit tëtrafikantëve ishte Dritan Gramozi, i shpallur tashmë në kërkim. Sipas Prokurorisë, ai e ushtronte aktivitetin në Stjar të Delvinës, në banesën e tij, ku siguronte dhe prodhonte dokumente të falsifikuara, karta identiteti të shteteve të ndryshme, si Greqi, Itali, Bullgari, Çeki apo Rumani.

Pasi siguronte persona që do të udhëtonin në mënyrë të paligjshme, kundrejt përfitimit monetar, i pajiste ata me dokumente identifikuese të falsifikuara, si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë të grupit iu mundësonte atyre kalimin e paligjshëm kryesisht në Qafë Botë, Kakavijë dhe Rips.

Si bashkëpunëtorë për kalimin e personave në kufirin e gjelbër Gramozi kishte shtetasit Dashamir Seferi, Rezart Hoxha dhe Afrim Emini, të cilët merrnin përsipër kalimin e tyre në drejtim të Greqisë.

Nga përgjimet del një rast kur Simon Këri, kreu i një shoqate vllahe bashkëpunon me një shtetas, i cili kundrejt shumës 12 000 paund britanikë mundëson nxjerrjen e pasaportës së rregullt gjermane dhe italiane. Aty ka edhe raste të trafikut të qenieve njerëzore nga dogana e Kakavijës drejt Greqisë.

PËRGJIMET:

Një nga bisedat ku Këri i thotë bashkëbiseduesit se mund të pajisë edhe me vulë të vllenjës, përpos asaj të Greqisë. A- 355692082XXX Simoni B- 355697209XXX

Jani Simoni-Dëgjo tani, se fola me atë botin unë, sot i mora fotografitë unë, se i kishte lënë në makinë ai çuni i Tosit, më pruri letrat te puna ai mua, fotografitë s’mi pruri. I kishte lënë në lokal te një i njohuri jon, vajta i mora tani unë, s’ka nja një orë që i kam marrë.

Jani-Po.

Simoni-Tani muhabeti është kështu, që ta marrësh për një vit atë.

Jani-Po.

Simoni-Dhjetëmijë lekë është përkthimi edhe merr dhe vulë greke edhe vulë të vllenjës cobane. Tetëmijë lekë është regjistrimi në sistem. Një nga kto bën dy se dy mijë lekë të tëra, i kam marrë me shkrim unë dje pasdite.

Jani-Duhen për fëmijët them.

Simoni-Për të tëra ore, i jep me çmim kompleks ai. Është kryetar i shoqatës së gjithë Shqipërisë, nuk është rajonal. Pesëdhjetë mijë lekë i kam unë. Ti bëj sa copë të duash. Dyste dy mijë lekë copa është. Jani-Bëj timen dhe të nuses po qe.

Simoni-E mirë hajde. Të tjera janë tridhjet e katër mijë lekë

Biseda datë 18 tetor 2018, 10:34:16, midis personit nën hetim, Simon Këri, dhe numrit 00306995600XXX, veçohet me interes për hetimin një bisedë, ku duket se disa nga personat që do të trafikoheshin, nuk kanë arritur të kalojnë me dokumentet e siguruara prej tyre.
Simoni-I the Kristos për atë Florin?
Sofilka-I thashë Kristos, i thashë, për Florin dhe për të tjerët kur të vejë, nuk ka marrë përgjigje për të tjerët. Për Florin do vejë do interesohet, mos të ketë problem paratë, do i marri në qoftë se nuk rregullohet puna
Simoni-Epo thuaji ta marri njëherë në telefon atë Florin, se po më bezdis shumë ai
Sofika-Aaa për Marion dinte ai. Për Florin nuk ka marrë përgjigje
Simoni-Për Florin e ka marrë ai përgjigjen në Ministrinë e Rendit ai Armando
Sofika-Po ka folur me Armandon, po nuk e di se Kristo ka qenë i bllokuar me gripin edhe…
Simoni-Epo më tha Armandua mua që kta që nuk kanë fituar si Flori Mario e tjerë, për dy vjet s’kanë të drejtë të hedhin letrat më
Sofika-Ata letrat s’kanë të drejtë t’i hedhin, po s’kanë problem dokumentet, kanë problem se s’janë përgjigjur mirë
Simoni-S’e di unë si e kanë muhabetin, po t’i kthej ato lekët
Sofika-Po, po, do t’i them unë se për pak kohë do vijë dhe vetë Kristua, po jo këtë radhë, do vejë njëherë në Athinë të shqyrtojë çështjen
Simoni-Po problemi është se ta sqarojë një çikë atë Florin se po më bezdis ai jashtë mase
Sofika-Mirë, mirë se i them unë Kristos kur të vijë sot në drekë, pasdite
Simoni-Mirë, mirë, shëndet

Një tjetër bisedë që Prokuroria e ka veçuar me interes për hetimin është edhe ajo e datës 26 janar 2019, ora 12:38, e shtetases Aleksia (Mimoza/Roksana) Kamaj, e cila komunikon me një tjetër shtetas, që sipas Prokurorisë është duke shoqëruar disa persona që do të kalojnë me linjë ajrore.
00306993104XXX: Hë Moza.
Aleksia: Hë, ca bëre.
00306993104XXX: Ne po ikim për në aeroport.
Aleksia: E mirë zemra, futu vetë, shiko atje deri sa të hipin, okej.
00306993104XXX: Mirë në rregull.
Aleksia: Mos i lër kshu të rrinë bashkë. Mirë?
00306993104XXX: Jo, jo.
Aleksia: Mirë zemra, hajt puc.
00306993104XXX: Hajt paçim.

Biseda e datës 12 janar 2019, dëgjohet Dritan Gramozi, i cili komunikon me Leonard Merkajn dhe flasin në lidhje me pajisjen me viza të dy personave.
Dritan-Alo
Leonard-Hë mo, mos fli gjumë o derbardhë, lëvizni fillo, lëviz
Dritan-Ja mo, tani.
Leonard-Sa ke, sa janë?
Dritan- Dy, dy.
Leonard- E mirë, asaj gruas nuk do t’i bësh vizë, atë vulën.
Dritan-Jo, jo, të dy do t’i bëj, të dy do t’i bëj.
Leonard-E bravo, e mos ashu mua.
Dritan-E
Leonard-Hë, lëvizni tani, avash-avash…
Dritan- Ja për pak, për pak se
Leonard- E mir, mir, jam n’Kakavijë jam unë
Dritan- Ok, hajd.

Biseda e zhvilluar në datë 14 janar 2019, ora 11:49, shtetasi Dritan Gramozi komunikon me shtetasin Rezart Hoxha. Sipas Prokurorisë, ata diskutojnë në lidhje me kalimin e
klandestinëve me makinë në doganë.

Dritan: Për dy minuta, ja të kaloj dhe makina tjetër, që vjen nga dogana, kalojë njëra është dhe një tjetër, tani vjen ai për dy minuta lart.
Rezart Hoxha: Po merrmë te tjetri mua.
Dritan: Po mo, ja vjen tani, ai është, që vjen nga poshtë.
Rezart: E pashë, e pashë, hajt.
Dritan: Nxirre, hajt, shpejt se vjen një makinë thuaj, kthehu shpejt, thuaj edhe.
Rezart: Nga vjen nga Dogana?
Dritan: E
Rezart: Hajde çuni.

Një tjetër bisedë e veçuar nga Prokuroria, me interes për hetimin, është ajo e datës 20 dhjetor 2018, ora 10:02, mes shtetasit Dritan Gramozi dhe shtetasit Aleksia (Mimoza/Roksana) Kamaj. Në bisedë, Dritani duket i shqetësuar për kontrollet e ushtruara me dron.
Aleksia: Hë mo.
Dritan: 0re, se na erdhi një makinë nga mbrapa me një dron.
Aleksia: Çfarë?
Dritan: Me dron, me dron.
Aleksia: E ça ka?
Dritan: Hiç, lëshonte, lëshonte ashuja.
Aleksia: Ça lëshonte ore.
Dritan: Lëshuan dron, dron mo vlla, kontrollojnë rrugën.
Aleksia: Tallesh ti?
Dritan: Dron në ajër, për kokë të fëmijëve, ja..
Aleksia: Ua.
Dritan: E, e njeh mirë ti këtë, e njeh.
Aleksia: Ai, po ore, është nga Ballshi ai, mos ke probleme…
Dritan: Ik, hajt, hajt, hajt.
Aleksia: Mbaro punë andej