Zjarret e shumta në Australi kanë krijuar një efekt atmosferik mbresëlënës nga ana tjetër në Zelandën e Re pasi qielli ka marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Të shumtë ishin personat që e përdorën këtë moment për ta shpërndarë në rrjetet sociale. Banorët e Auckland, që gjendet 2000 km nga kufiri juglindor i Australisë, njoftuan emergjencat civile për efektin e pazakontë në qiell. Por policia lokale u kërkoi banorëve të zonës që të rrinin të qetë pasi një efekt i tillë është si pasojë e zjarreve.