Corey Comperatore, me profesion zjarrfikës ishte një ndër pjesëmarrësit në tubimin që mbajti ish-presidenti amerikan Donald Trump në Pensilvani që humbi jetën pas të shtënave.
Ai cilësohet nga komuniteti lokal si një hero pasi gjatë të shtënave ai mbrojti familjen e tij duke humbur jetën.
Vajza e Comperatore, Allyson më vonë shkroi në rrjetet sociale se si babai i saj e kishte hedhur atë dhe nënën e saj në tokë dhe i mbrojti nga plumbi që ra.
“Ai me të vërtetë na donte aq sa të merrte një plumb për ne. Dhe unë nuk dua asgjë më shumë se të qaj mbi të dhe t’i them faleminderit”, shkroi ajo. Allyson e përshkroi babanë e saj si “babain më të mirë që një vajzë mund të kërkojë ndonjëherë”.
Vdekja e ish-shefit të zjarrfikëseve Corey Comperatore ka prekur edhe kolegët e tij.
“Unë nuk dua të futem në politikë, dhe thjesht më tremb fakti se ka njerëz që bëhen kaq ekstremë në këtë çështje. Mënyra sesi ata veprojnë po shkakton kaos duke marrë jetë të pafajshme, por sinqerisht, nuk kam shumë fjalë për këtë.”
Dëshmitarët dhe anëtarët e familjes treguan se si Comperatore veproi pasi dëgjoi të shtënat. Veprimet e tij ilustruan angazhimin e tij të përjetshëm për të mbrojtur të tjerët, një tipar që e bëri atë të dashur në komunitet.
“Ai ishte një njeri i madh që meriton nder dhe respekt në nivelin më të lartë. Nuk do të donte që ne të jemi të trishtuar, ai do ta urrente atë. E kam njohur atë dhe vetëm këtu dhe njerëzit e tjerë flasin kaq mirë për të. Ai shpëtoi familjen tij për shkak të dashurisë dhe pasionit për profesionin që kishte.”
Për nder të Comperatore, Departamenti i Zjarrfikësve ka veshur veshjet e tij për të nderuar atë. Guvernatori në Buffalo Josh Shapiro ka urdhëruar gjithashtu që flamujt shtetërorë të qëndrojnë në gjysmështizë për të nderuar heroin e rënë.
“Corey ishte një zjarrfikës, një frekuentues i kishës dhe mbi të gjitha, një familjar i përkushtuar”, tha guvernatori Shapiro.
Komuniteti lokal ka hapur gjithashtu edhe një fushatë GoFundMe ku deri më tani kanë mbledhur mbi 830,000 dollarë për te mbështetur familjen gjatë kësaj kohe të vështirë.