Në një kohë kur Australia është përfshirë nga flakët dhe e gjithë bota është angazhuar për ta ndihmuar, një qytezë e vogël bregdetare është përfshirë nga kriza e birrës. Për ta zgjidhur aëtë e për t’i ardhur në ndihmë qytezës Malakuta (Mallacoota) në shtetin Viktora, Marina e Australisë është angazhuar maksimalisht.
Për shkak të zjarreve masive, të gjitha rrugët që lidhin me qytezën e vogël janë bllokuar që prej 1 janarit, duke shkatërruar shtëpi dhe makina. Banorët kanë mbetur të izoluar dhe në pakot me ndihma që i janë dërguar nuk mund të mungonte birra. Në fakt janë 3000 litra nga pija e tyre e dashur, që u ngarkuan të enjten në anijen ushtarake australiane HMAS Choules, që dërgi ndihma nga deti.
“Pabi është në zemër të këtyre komuniteteve dhe pas asaj që kanë hequr banorët dhe zjarrfikësit në Malakuta, është më e pakta që mund të bëjmë”, tha Peter Filipovic, CEO i një kompanie lokale të prodhimit të birrës, “Carlton & United Breweries”.
Zjarret kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme prej disa muajsh tashmë në Australi. Deri tani kanë humbur jetën 27 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë.