Bota Zonja e Parë e Ukrainës, me koronavirus

Zonja e Parë e Ukrainës, me koronavirus

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Zonja e Parë është në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatike, ka njoftuar zyra e shtypit të presidencës ukrainase. Zelenska është duke qëndruar në shtëpi, e izoluar nga pjesëtarët e tjera të familjes.

Ndërkohë, Presidenti dhe fëmijët u testuan dhe rezultuan negativë.