Aktualitet Zvicër, vrau dhëndrin se do ndahej nga e bija. Shqiptari dënohet me...

Zvicër, vrau dhëndrin se do ndahej nga e bija. Shqiptari dënohet me 10 vjet burg

Një 57-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Zvicër është dënuar me 10 vjet burg nga gjykata e rrethit Bucheggberg-Wasseramt, në Solothurn. Imran. S, lindur në Maqedoninë e Veriut, është gjetur fajtor për vrasjen e dhëndrit të tij, Alil.A, 34 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, pas një zënke që 34-vjeçari kishte me bashkëshorten, ndërsa po diskutonin divorcin. Nga hetimet rezultoi se ishte pikërisht 34-vjeçari që kërkonte të ndahej. Vajza e të pandehurit foli në telefon më 20 shkurt 2017 për një zënkë me burrin e saj. Gjatë telefonatës, i pandehuri nxori një pistoletë nga dhoma e gjumit dhe shkoi në shtëpinë e vajzës në Gerlafingen, ku qëlloi me 2 plumba pistolete dhëndrin.

Ai u tha hetuesve se kishte ruajtur nderin e familjes. Prokuroria kërkoi 16 vite burg, ndërsa avokati mbrojtës prentendoi që klienti i tij të dënohej me 4 vjet burg, pasi ishte një krim në gjaknxehtësi dhe kishte frikë për jetën e së bijës sepse dhëndri e kërcënoi gruan me vdekje.

“Më vjen shumë keq. Unë e shoh veten si fajtor, Nuk kam menduar se do të ndodhte diçka e tillë”, tha ai në gjuhën shqipe para gjykatës së rrethit.