Sipas një sondazhi të ri Zvicra është konsideruar si vendi më i mirë ë botë. Për të tretin vit Zvicra ka dalë në vendin e parë në renditjen vjetore të Vendeve më të Mira, të cilat i shohin perceptimet e njerëzve në 80 vende të botës.
Renditja e vitit 2019 u bazua në një sondazh me më shumë se 20 mijë njerëz, duke përfshirë elitën e biznesit, njerëz të informuar si dhe publikun e gjerë. Japonia tashmë ndodhet në vendin e dytë, derisa pasohet nga Kanadaja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që janë në pesë vendet e para. Më pas vjen Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Franca.
Renditjet janë një projekt i përbashkët nga shërbimi dixhital i lajmeve US News & World Report, kompania e marketingut Y & R dhe Shkolla Wharton, një shkollë biznesi në Universitetin e Pensilvanisë.
Ndonëse nuk e ka të lehtë, Zvcra po përpiqet të dallohet edhe si një nga vendet më me influencë politike.