Extra Përgatitja e divorcit 400 mln paund, George Clooney sqaron fansat

Përgatitja e divorcit 400 mln paund, George Clooney sqaron fansat

Ylli i Hollivudit, George Clooney ka mohuar lajmet e dala së fundmi për përgatitjen e mundshme nga ana e tij për një divorc me bashkëshorten Amal Clooney, që do t’i kushtojë 400 milionë paund.

57 vjeçari ka këmbëngulur se “historia është një trillim”, menjëherë pasi RadarOnline ka thënë se Amal është vendosur në shtëpinë e tyre në Sardenjë së bashku me binjakët njëvjeçar të çiftit pas një zënke.

Sajti në fjalë pretendon se avokatja e të drejtave të njeriut ka shkuar në shtëpinë e tyre të re në ishullin italian me fëmijët Alexander dhe Ella dhe e urdhëroi bashkëshortin që t’u qëndrojë larg.

Burimet e tyre thanë: “Ai donte që ata të ndanin pronën e re së bashku, por pas një sherri të rëndë ajo shkoi atje me Alexander dhe Ella”.

“Ajo i ka thënë atij se nëse ai vjen, ai do të duhet të qëndrojë në shtëpinë e mysafirëve”, ka rrëfyer më tej burimi i RadarOnline.

Por kur George u pyet mbi artikullin e kësaj media, ai i tha Hollyëood Life se “historia është shpikur”.

Kujtojmë se çifti Clooney është një nga më simpatikët e botës së yjeve dhe ata kanë kultivuar një dashuri të fortë që kur u takuan për herë të parë në vitin 2013, teksa Amal merrte pjesë në një festë në shtëpinë e George në Liqenin e Komos, Itali.

Që nga ai moment George e kreu misionin e tij për të krijuar te Amal bindjen se e dashuronte dhe më vonë u takuan si çift në një restorant në Londër.

Pavarësisht përlqimit, vetë Amal ka rrëfyer asokohe për prestigjozen Vogue se nuk ishte e qartë për zgjedhjen për t’u kurorëzuar në martesë me aktorin.

“Unë isha 35 vjeçe kur e takova. Nuk ishte e qartë se ç’po ndodhte me mua. Dhe unë nuk isha e gatshëm apo e ngazëllyer për idenë e martesës ose të paturit të një familjeje me të”, shprehej bashkëshortja e aktorit.

Por romanca lulëzoi shpejt mes çiftit, që u martuan pak më shumë se një vit më vonë në Venecia, Itali.