Sport Asllani, shqiptari i katërt kampion në Serie A

Asllani, shqiptari i katërt kampion në Serie A

Kristjan Asllani ishte protagonist në titullin e fituar nga Interi. Mesfushori shqiptar dha kontributin e tij edhe në ndeshjen që i kurorëzoi matematikisht kampion të Italisë për herë të 20-të, në atë triumf 2-1 në shtëpinë e Milanit.

22-vjeçari zuri vendin e Calhanoglu në minutën e 83-të, për të menaxhuar siç duhet sulmet e kuqezinjtë të cilët tentuan deri në fund për të shmangur humbjen e sfidës dhe shtyrë festën e kushërinjve.

19 ndeshje të zhvilluara nga ana e Asllanit, ku ka shënuar një herë dhe dhuruar dy asiste për të qenë vendimtar në urdhërat e trajnerit Simone Inzaghi.

“Jemi vërtet të lumtur, nuk ka fjalë. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mire. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne donim kampionatin, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë përpara”, tha Asllani.

Urimi për mesfushorin e kombëtares ka mbërritur edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. “Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares Shqiptare të shpallet kampion në Serie A”, shkruan kreu i futbollit shqiptar në rrjetet sociale. Asllani shkruan edhe emrin në librat e historisë për tu bërë lojtari i tretë shqiptar që fiton titullin e Serie A.

Mesfushori elbasanas pason në këtë arritje Giacomo Vrionin, që fitoi titullin kampion me Juventusin në sezonin 2019-2020. Sulmuesi zhvilloi vetëm një ndeshje me torinezët, por vlejti për të marrë medaljen e kampionit të Italisë. Naim Kryeziu është shqiptari i parë i shpallur kampion, teksa shijon titullin me Romën në vitin e largët 1941-1942.

Ndërkaq, Asllani shkurorëzoi tashmë edhe zyrtarisht si kampion Italie, Amir Rrahmanin, mbrojtësin shqiptar që përfaqëson ngjyrat e Kosovës në futbollin ndërkombëtar dhe u ngjit në majën e futbollit të Serie A me Napolin.