Extra Studiuesit italianë zbulojnë vendin e varrimit të Platonit

Studiuesit italianë zbulojnë vendin e varrimit të Platonit

Gjendet vendi i sepulturës së Platoni, filozofit të madh të Greqisë Antike. Është e dokumentuar në papiruset e gjetura në Ercolano, qytezë që u shkrumbua në vitin 79 të e.s nga Vesuvi sëbashku me Pompein. Ndodhej në kopshtin e rezervuar për të në Akademinë e Athinës, pranë Museion ose ndryshe i njohur me Tempulli i Muzave.

Zbulimi është i përmbyllur në një mijë fjalë në Papirusin e Historisë së Akademisë së Filodemit të Gadarës, ku janë gjetur 10 fragmente të reja.

Në tekst shkruhet se Platoni u shit si skllav në 404 p.e.s kur Spartanët pushtuan ishullin e Egina, menjëherë pas vdekjes së Sokratit rreth vitit 399 p.e.s. Deri më sot mendohej se a u shit si skllav në vitin 387 gjatë qëndrimit në Sicili, ku qe i ftuar i Dinoisit të Siracusës.

Në tekst flitet për natën e fundit të tij, por edhe për rrethanat të tjera të reja e të panjohura mbi Orakullin e Delfi.

Platoni, sëbashku me Sokratin dhe Aristotelin, kanë qenë ndër mendjet me të ndritura të njerëzimit, dhe themeluan bazat e mendimit filozofik perëndimor.