Bota 10 shtete kyçe, 6,6 miliardë dollarë: Zgjedhjet presidenciale amerikane në shifra

10 shtete kyçe, 6,6 miliardë dollarë: Zgjedhjet presidenciale amerikane në shifra

Votim i parakohshëm, shpenzime për reklama… gara për Shtëpinë e Bardhë është krejtësisht e re këtë vit dhe vazhdon të thyejë rekorde.

Më poshtë vijojnë disa shifra për t’i parë më qartë:

3

3 nëntor. Është data e zgjedhjeve presidenciale, legjislative, senatoriale amerikane, që zhvillohen tradicionalisht të martën që ndjek të hënën e parë të muajit.

10

10 shtete kyçe.

Zgjedhjet presidenciale do të luhen në 10 shtete, që ka të ngjarë të kalojnë në favor të një partie apo një tjetre.

Pensilvania, Wisconsin, Miçigani, Florida, Iowa dhe Ohajo kanë qenë shtetet thelbësore në fitoren e Donald trump në vitin 2016.

Dhe në Xhorxhia, Arizona, Karolinën e Veriut dhe në Teksas, sondazhet tregojnë këtë vit demokratin, Joe Biden në një pozicion për të sfiduar miliarderin republikan për fitore.

35+435

Përveç zgjedhjes së një presidenti, miliona votues amerikanë do të votojnë për rinovimin e Kongresit. Vendet e 35 senatorëve dhe 435 anëtarëve të zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve janë në diskutim.

Demokratët janë sot në maxhorancë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një ndryshim i maxhorancës është pak i mundur, sipas parashikimeve të ekspertëve.

Nëse, Joe Biden zgjidhet president dhe demokratët rimarrin gjithashtu kontrollin e Senatit, partia do të mbante gjithashtu të gjitha levat kryesore të pushtetit federal në Uashington për herë të parë që nga fillimi i presidencës së Barack Obama.

270

Zgjedhjet amerikane zhvillohen me votim universal indirekt dhe luhen sipas një mekanizmi të veçantë.

Amerikanët votojnë për 538 zgjedhës të mëdhenj, që emërojnë presidentin. Për të fituar zgjedhjet, një kandidat duhet të fitojë shumicën absolute, numrin magjik prej 270 zgjedhësish të mëdhenj.

Në çdo shtet, numri i zgjedhësve të mëdhenj është llogaritur duke shtuar numrin e të zgjedhurve në Dhomën e Përfaqësuesve (që varion në funksion të popullsisë së shteti) me numrin e senatorëve (dy për secilin shtet).

230 000 000

230 milionë amerikanë janë thirrur të votojnë për zgjedhjet presidenciale, zgjedhje të shënuara shpesh nga një abstenim i konsiderueshëm. Por, zgjedhjet këtë vit do të mund të shënojnë një pjesëmarrje të gjerë.

Votimi i parakohshëm ka thyer tashmë rekorde, pasi shumë zgjedhës kanë preferuar ta hedhin votën e tyre më herët në kutinë e votimit për të shmangur turmat në ditën e zgjedhjeve, mes pandemisë së koronavirusit.

Rreth 138 milionë amerikanë kanë votuar në 2016.

6 600 000 000

Shumat e mbledhura dhe shpenzuara nga ekipet e fushatës kanë thyer rekordet në këto zgjedhje. 6,6 miliardë dollarë u shpenzuan nga kandidatët presidencialë, ose 2 miliardë dollarë më shumë se gjatë duelit Klinton-Trump, sipas një studimi nga “Center for responsive politics”.

Ekipi i fushatës së Joe Biden, i cili ka përmbytur shtetet kryesore me reklama është në krye të këtyre shpenzimeve.

Në total, më shumë se 14 miliardë dollarë u shpenzuan në të gjitha sondazhet e 3 nëntorit, duke përfshirë më shumë se 7 miliardë dollarë për vendet në Kongres.